Memli Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme: Realizuesit e gjenocidit në Kosovë të dalin para drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 26 September 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.
Krasniqi ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.
“Para 24 vjetëve, gjenocidi serb kundër shqiptarëve u përsërit me fytyrën e vet të vërtetë, me tërë brutalitetin e ushtrisë okupatore në Abri të Epërme, ku cak i sulmeve ishte Familja Deliu. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të pafajshëm të kësaj familjeje të madhe. Kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme”, ka shkruar Krasniqi, duke iu përkulur sakrificës së familjes Deliu.
“Me nderim i përkulemi sakrificës së Familjes Deliu, për 23 anëtarët e saj, nga më i vjetri Fazliu, 94 vjeçar, deri te Valmiri 2 vjeç dhe Diturija e cila atë ditë ishte vetëm gjashtëjavëshe. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë se sa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim”, ka shkruar lideri i PDK-së.
Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.
“Planifikuesit dhe ekzekutorët e kësaj masakre të tmerrshme që shokoi botën, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Por, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për secilën nga masakrat e kryera nga okupatori serb”, ka përfunduar Krasniqi.
Të tjera
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...