Lajme

Memli Krasniqi për tragjedinë në Gjinekologji: Tragjike, mizore, çnjerëzore

Autori: Ermirë Berisha 20:10 | 30 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për ngjarjen tragjike ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ngjarje makabër është alarm urgjent që institucionet e drejtësisë shpejtë duhet të mirin masat e duhura.

“Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis”, shkruan Krasniqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera