Lajme

Memli Krasniqi për Albin Kurtin: Kryeministër paranojak e intaçor – i ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 09 August 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po funksionon mbi imagjinata paranoike e me inate politike, duke bllokuar buxhetin për qytetarët dhe komunat e Kosovës për investime kapitale, ndërsa nga ana tjetër flet për luftë.

“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, tha lideri i opozitës, Memli Krasniqi.

Ai tha se në turin e vizitave nëpër komuna që ka zhvilluar javëve të fundit, ku pothuajse të gjitha udhëhiqen nga kryetarë që u përkasin partive opozitare në nivel qendror, ka parë vështirësitë reale që ka niveli lokal në zbatimin e projekteve kapitale, për shkak të neglizhencës nga ana e Qeverisë Kurti.

-Advertisement-

“Ato projekte që kanë gjetur zbatim, janë bërë me mjetet vetanake të komunave ose nga donacionet që kryetarët kanë arritur t’i marrin nga organizatat ndërkombëtare. Tani, nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për ta lëshuar Qarkoren e dytë Buxhetore sa më parë para datës 1 shtator, në afatin e paraparë kur komunat duhet ta dorëzojnë buxhetin për miratim në Kuvendet e Komunave – ajo me qëllim po e zvarritë realizimin e shumë projekteve në interes të qytetarëve anekënd Kosovës”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së po ashtu ka theksuar se kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje.

“Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera