Lajme

Memli Krasniqi: Pavarësia e SHBA-së shënon triumfin e demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 04 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ururar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postim në “Facebook”, ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike. Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të. Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera