Lajme

Memli Krasniqi në merak për mirëqenien e qytetarëve, fajëson qeverisjen

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 07 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për shkak të qeverisjes së dobët, qytetarëve është duke iu cenuar mirëqenia.

“Fatkeqësisht, qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë po iu cenohet mirëqenia, për shkak të qeverisjes së dobët e skandaleve të kësaj qeverie të papërgjegjshme”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Ai gjatë vizitës së sotme në Shtime, tha se ka diskutuar, me strukturat e degës së PDK-së, për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e kësaj komune, sipas tij, si pasojë e qeverisjes së keqe.

-Advertisement-

“Shpreha shqetësimin tim për neglizhimin që Qeveria e Kosovës po u bën ndërmarrësve të kësaj komune, e në veçanti fermerëve, duke mos ofruar mbështetjen e nevojshme dhe duke injoruar kërkesat e tyre”, ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, PDK-ja nga pozicioni opozitar, do të angazhohet në ofrimin e zgjidhjeve konkrete, për të shtyrë përpara të gjitha kauzat në interes të qytetarëve, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera