Lajme

Memli Krasniqi mirëpret në PDK si kandidate për deputete gazetaren dhe aktivisten Albana Haxhimustafa – Murseli

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 09 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti gazetaren Albana Haxhimustafa – Murseli, e cila do të jetë kanididate e PDK-së për deputete.

Krasniqi ka thënë se Haxhimustafa – Murseli mishëron angazhimin, integritetin dhe vizionin.

“Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe aktivizëm social, ajo ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Albana Haxhimustafa – Murseli ka thënë se gjithmonë është angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

“E rritur në një familje me vlera patriotike, si vajzë e një ish-të burgosuri politik dhe një aktivisteje të shquar, kam trashëguar atdhedashurinë dhe përkushtimin për liri e drejtësi. Këto vlera dua t’i përfaqësoj edhe në Kuvend: të jem një zë i ri për gratë, të rinjtë dhe çdo qytetar, për ta ndërtuar së bashku një Kosovë më të mirë”, është zotuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera