Lajme

Memli Krasniqi kujton pamjet e sjelljes brutale të policisë serbe ndaj RTP-së

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 05 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar pamjet nga rrahja brutale të policisë serbe të 5 korrikut të vitit 1990 nga Radio Televizionit të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se do të ketë një nderim të përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së, të cilën me emisionet me vlerë të çmuar kanë qenë pranë të vërtetës.

“Ndikimi i RTP-së në atë kohë ishte shumë i madh, andaj, edhe sot, shprehim nderim për të gjithë ato gra e burra që krijuan kulturën e komunikimit me qytetarët, duke ia trupëzuar me fjalë e me pamje interesin jetik të rezistencës deri në çlirim. Nderim i përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së, të cilët me emisionet me vlerë të çmuar kanë qenë pranë të vërtetës, duke artikuluar interesin nacional për liri të qytetarëve të Kosovës kundër një regjimi gjakatar në rrugën e pakthyeshme të kapitullimit!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera