Memli Krasniqi: Kemi vizion të qartë dhe projekte konkrete për ta zhvilkuar vendin
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 19 December 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini foli rreth qeverisjes aktuale duke thëne se PDK-ja sa ishte në pushtet për një periudhë 7-vjeçare, me një buxhet më të vogël se gjysma e atij aktual, ka realizuar projekte madhore për zhvillimin e vendit.
“Ne kemi pasur një 7-vjeçar që kemi udhëhequr qeverinë, jo 20 vite sa thotë Vetëvendosja. Me një buxhet përgjysmë më të vogël, kemi ndërtuar autostradat që i kemi sot, 120 shkolla, spitale dhe mbi 2000 kilometra rrugë të asfaltuara në të gjitha fshatrat e Kosovës,” tha Krasniqi.
Në lidhje me vizionin e PDK-së për të ardhmen, Krasniqi deklaroi se fokusi duhet të jetë tek zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.
“Fokusi ynë do të jetë zhvillimi ekonomik. Duhet të ketë më shumë fitim dhe më pak tatim. Duhet paga më të larta për njerëzit që me mund ballafaqohen me rritjen enorme të kostos së jetesës, që e përjetojmë të gjithë, nga produktet ushqimore deri te faturat e energjisë elektrike,” shtoi ai.
Krasniqi tha se PDK beson në kthimin e projekteve të guximshme dhe transformuese që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai po ashtu kritikoi qeverinë aktuale edhe për mungesën e projekteve konkrete dhe për të ardhmen ofroi vizionin e PDK-së si alternativë.
“Ne besojmë se duhet të rikthehen projektet e guximshme transformuese,” përfundoi ai.
Të tjera
-
Sarajeva e mbuluar nga smogu, banorët kërkojnë veprime urgjente
Fluturimet u pezulluan dhe qytetarët u këshilluan të qëndronin brenda pasi nj...
-
Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka koment...
-
Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjte...
-
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click...
-
Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta
Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rr...
-
Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një in...
-
Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Kurti: SHBA mike speciale, Ambasadori Hovenier njeri i mrekullueshëm, gjithmonë do të jetë në zemrat tona
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë është mbajtur një pritje lamtumi...
-
Limaj: Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka lavdëruar pu...
-
Krasniqi: Bedri Hamza e ka përvojën dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme për ta çu Kosovën përpara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në emision...
-
“Është fals krejt e dinë, qesharak – 500 mijë zemra me kinezë munden me i marrë” – Ardian Gjini për sondazhin e fundit
Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë...
-
Muhaxhiri: Refuzimi i Kurtit për intervistim nga Prokuroria do të dëshmonte hipokrizinë e tij
Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline, ka komentuar refuzimin e Kr...