Lajme

Memli Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 26 November 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është thellë i tronditur nga ngjarja makabre që ndodhi në Deçan.

Ai ka thënë se në këto orë të rënda për familjarët i bashkohet dhimbjes së tyre, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka kërkuar nga organet e sigurisë që sa më parë ta zbardhin rastin dhe autorin e veprës së tmerrshme ta sjellin para drejtësisë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan!

Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.

Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Memli Krasniqi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera