Lajme

Memli Krasniqi i quan azilanta të Vetëvendosjes disa ish-deputetë të PDK-së e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 28 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Komisioni Hetimor për Energjinë Elektrike duhet të votohet për t’u formuar.

Derisa ai ishte duke folur energjinë, ka reaguar dikush nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit Krasniqi iu referuar si azilant.

“Qetësohu se edhe ti je një prej azialantave në Lëvizjen Vetëvendosje, qesi azilanta jeni gjysma, ti ke ik prej PDK-së, ai tjetri ka ikur nga LDK”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi ka shtuar se kryeministri Albin Kurti mundet vetëm ta vonojë votimin e këtij Komisioni, por se nuk mundet ta ndalojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera