Lajme

Memli Krasniqi i drejtohet Kurtit në Kuvend: Po me kënd me repliku bre, me këtë tuc a?

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 15 September 2022

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës e ka qujtur “tuc”, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Gjithë kjo pasi Kurti tha se greva e mësimdhënësve është politike andaj edhe po përkrahet nga opozita.

E gjatë deklaratës së tij, Krasniqi po ashtu edhe ka “kërcënuar” Kurtin duke i thënë mos e bini punën që opozita me mbështet grevën sepse “keni me u çuditë”

-Advertisement-

“Po me kënd me repliku me këtë tuc, se ky është tuc që ik prej sindikatës, ik prej atij, ik prej këtij. Ikë se s’mundet me u balafaqu me të vërtetë se ky e ka veç të vërtetën e vetë, dhe ky e ka veç imazhin e Albin Kurtit edhe pas tij s’ka më jetë, veç ky është e mira, e drejta. Mos e bini punën me mbështet grevën opozita se keni me u çudit”, ka deklaruar Krasniqi.

Derisa kryeministri Kurti para replikës sërish përmendi, krye sindikalistin, Rrahman Jasharajn duke thënë se nuk kërkohen më para si vëllezër dhe se ajo kohë ka kaluar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera