Fun & Video

Meksikë, kryebashkiaku martohet me… krokodil

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 03 July 2017

Kryebashkiaku i San Pedro Huamelula, Victor Aguilar është martuar me një krokodil.

Këtë gjë e ka bërë për shkak të një tradite shumë të vjetër, sipas të cilës martesa me krokodil i sjell fat të mirë peshkatarëve të zonës.

Krokodili femër, përpara se të martohej, u pagëzua gjatë javës së kaluar, ndërsa në fundjavë u vesh me të bardha dhe goja iu mbyll në mënyrë që mos të kafshonte njeri.

-Advertisement-

“Me këtë ritual ne kërkojmë që lagunat dhe deti të na japin të gjithë ushqimin që na nevojitet dhe që gjithçka të shkojë mbarë për të gjithë banorët tanë”, tha kryebashkiaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera