Lajme

Meksikë, festa e ditëlindjes përfundon në masakër

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 July 2017

11 persona u gjetën të vrarë në një shtëpi në zonën Tizayuca në Meksikën qendrore.

Mësohet se persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë ku po zhvillohej një festë ditëlindje për një fëmijë dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve.

Arsyet e sulmit nuk janë të qartë, por autoritetet thanë se gjetën 3 fëmijë të palënduar në shtëpi, ndërsa 11 viktima janë që të gjithë adultë.

-Advertisement-

Për këtë arsye mendohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me karteleve të drogës, pasi viktimat u vranë në stil ekzekutimi. Meksika është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes bandave të drogës dhe sulme të tilla në festa familjare nuk janë aspak të rralla.

Së fundmi, pavarësisht masave të marra nga autoritete përballjet mes karteleve të drogës janë shtuar dhje rrjedhimisht edhe numri i viktimave. vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në Meksikë u regjistruan 2189 vrasje, afërsisht 70 në ditë./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera