Lajme

Meksika: Dy amerikanët që u rrëmbyen kanë vdekur

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 07 March 2023

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë javën e kaluar janë të vdekur dhe dy janë ende të gjallë, tha guvernatori i shtetit meksikan.

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas.

Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike.

-Advertisement-

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë konfirmuar vdekjen e dy shtetasve të tyre.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri është ende gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për media.

Autoritetet amerikane dhe meksikane kanë kryer hetime lidhur me rrëmbimin dhe kanë qenë në kërkim të katër shtetasve amerikan. Një grua meksikane u vra në incidentin e të premtes së kaluar.

CBS News ka raportuar se amerikanët e rrëmbyer ishin: Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Williams dhe Zindell Brown.

Që të katërt po udhëtonin përmes Matamoros – qytet me 500.000 banorë që gjendet përgjatë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës në Teksas – me një mini-furgon me targa të Karolinës së Veriut, kur një person i armatosur, i paidentifikuar deri më tani, hapi zjarr ndaj tyre, tha më herët gjatë javës Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Një video ka shfaqur se si ata janë futur në një makinë tjetër ku gjendeshin persona të armatosur rëndë.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, e ka përshkruar këtë incident si “konfrontim midis grupeve të armatosura”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera