“Mëkati” i ëmbëlsirave largohet nga këto ushqime
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 27 November 2017
Proteinat, të marinuarat, fibrat dhe ushqimet e tharta për të pasur më pak dëshirë për ëmbëlsira, janë aleatet më të mira të cilat nuk duhet t’i hiqni nga tavolina.
Nuk është vetëm çështje diete, pasi të hash shumë sheqerna i bën keq jo vetëm formës fizike, po mbi të gjitha shëndetit që nga funksionimi i lëkurës deri te humori.
Pavarësisht rënies në peshë, ne duhet t’i kufizojmë, në mos t’i eliminojmë, ëmbëlsirat dhe sheqernat.
Sheqeri i rafinuar, në fakt, ndryshe nga ai natyror që gjenden në fruta, për shembull, jo vetëm që dëmton shëndetin, por gjithashtu krijon varësi, duke na bërë që të hamë më shumë.
Kjo është arsyeja pse pasi t’ju tregojmë se çfarë ndodh me trupin kur ndaloni së ngrëni sheqer t’ju tregojmë se çfarë duhet të hani për të pasur më pak dëshirë për ëmbëlsira.
Ushqimet e tharta
Shtojini limon ose lime recetave tuaja, dhe bëjeni zakon të përditshëm një lëng portokalli duke i shtuar gjysmë limoni pa i shtuar sheqer.
Përveç se i lejon trupit tuaj të përthithë mirë ushqyesit, do të keni më pak dëshirë për ëmbëlsira dhe sheqerna.
Ushqime të pasura fibra
Arra, fara liri, manaferrat dhe karrota: fibrat ngadalësojnë proceset e tretjes dhe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak, duke ulur kështu dëshirat e papritura të ëmbëlsisë.
Ndër të tjera, ato kanë një fuqi të lartë të shkrirjes dhe janë një alternativë e vlefshme për çdo lloj tjetër ushqimi.
Bimët dhe erëza
Xhenxhefil, shafran i Indisë dhe erëzat janë një aleat i vlefshëm për të hequr qafe varësinë e sheqerit.
Shtoni ato në ushqime ose çaj lule bliri bimor (pa sheqer, natyrisht).
Ushqime proteinike
Proteinat ngadalësojnë thithjen e sheqernave dhe kështu shmangin goditjet glicemike.
Hajini rregullisht dhe automatikisht do të keni më pak dëshirë për ëmbëlsi.
Vlen si për proteinat e kafshëve ashtu edhe të bimëve.
“Yndyra” të mira
Kur trupi ka nevojë për energji djeg sheqerin në gjak. Kur nuk e gjen këtë kalon te depozitat e yndyrës.
Një dietë në të cilën furnizohet sistemi i mirë i yndyrës në vend të sheqerit bën që metabolizmi të shkojë atje kur ka nevojë për karburant.
Ku janë yndyrat e mira? Janë ato të vajit të ullirit ekstra të virgjër, arrave, peshkut si salmoni, farave dhe avokados.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...