Lajme

Mehaj viziton Rahovecin, FSK do të ndërhyjë me makineri për hapjen e disa kanaleve

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 18 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot komunën e Rahovecit, për të parë dëmet që janë shkaktuar pas vërshimeve të mëdha.

Mehaj u prit nga kryetari i komunës, Smajl Latifi.

Latifi tregoi se ekipet e FSK-së pritet të ndërhyjnë me disa makineri për hapjen e disa kanaleve, për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.

-Advertisement-

“Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

“Falemnderit për vizitën dhe përkrahjen minstrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së!”, shtoi Latifi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera