Lajme

Mehaj viziton familjen e ish-komandantit, Tahir Sinani në Tropojë: I stërvitur mirë dhe strateg i luftës

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 26 November 2022

Ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj, të shtunën ka vizituar familjes e dëshmorëve në Tropojë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj vizite, Mehaj ka vizituar edhe familjen e ish-komandantit, Tahir Sinanin në Gri të Tropojës.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka thënë se komandant Sinani ishte i stërvitur mirë dhe strateg i luftës.

-Advertisement-

Madje ai ka thënë se “sa do që shkruajmë e themi për të, prapë nuk mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij”.

“Sa do që shkruajmë e themi për të, prapë nuk mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetëm që ndjekim hapat e tij dhe gjithë dëshmorëve tanë.

Vetëm duke ecur në rrugën e njëjtë, jemi të sigurt që jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera