Lajme

Mehaj uron presidentin Begaj: Urime më të përzemërta vëlla

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 24 July 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e marrjes së detyrës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj kujtoi kohën kur ai bashkëpunoi me Begajn derisa ky I fusnit ishte Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, ai tha se ky bashkëpunim do të thellohet nga pozita e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura.

-Advertisement-

“Urime më të përzemërta vëlla, Gjeneral Begaj, nga sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Përgjatë 16 muajve, pata kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Duke njohur vlerat tuaja njerëzore, kombëtare, intelektuale e profesionale, kam besimin e plotë se edhe nga pozita e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura do të ndikoni që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me përmbajtje e dinamikë të re”, ka shkruar ministri Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera