Mehaj uron Krishtlindjet: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 24 December 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët katolikë.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krishtlindja është një moment i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për të gjithë të mirat.
“Vëllezër e motra, bashkëkombës e bashkëqytetarë të besimit të krishterë. Krishtlindjet janë mishërimi i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën. Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Krishtlindjet do të jenë gjithmonë për aq kohë sa ne qëndrojmë zemër më zemër dhe dorë për dorë, si vëllezër e motra të një gjaku sepse shqiptarinë e kemi bashkë”, ka shtuar ai.
Ai tha se një urim i veçantë shkon edhe për gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë, bashkë me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime jashtë vendit.
Në këtë ditë feste, Mehaj tha se urimet bashkë me mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë u dërgon policëve, heronjve dhe gardianëve të sigurisë së qytetarëve pa dallim.
“Bekime të Zotit e mbarësi paçi gjithmonë bashkë me falënderimin dhe respektin e thellë për familjet tuaja dhe sakrificën në misionin tuaj për ne. Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja!”, ka përfunduar Mehaj.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...