Mehaj takon homologun finlandez, folën për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 20 February 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës , Mikko Savola.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike.
“Sot prita në takim Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës , Mikko Savola me të cilin diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, impaktit të agresionit rus në Ukrainë, si dhe situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me KFOR-in e po ashtu për synimet tona të përbashkëta për anëtarësim në NATO”, shkroi ai.
Mehaj bëri të ditur se temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
“Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, trajnimet e përbashkëta dimërore ndërmjet dy forcave, dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze sa i përket konceptit të rezervës vullnetare, që së shpejti do të jetë formë e shërbimit edhe në ushtrinë tonë”.
“Ministrin në detyrë e njoftova për zhvillimin e FSK-së, implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe gatishmërinë tonë për të ofruar gjithë ndihmën e mevojshme në misonet e NATO-s, ashtu siç kemi vepruar duke asistuar në operacionin për evakuimin e refugjatëve afgan, si dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët ukrainas”, shkroi Mehaj.
Mehaj u shpreh se ministri Savola, vlerësoi lartë bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in.
“E ritheksova edhe një herë se synimi ynë është që të ofrojmë kontributin tonë në sigurinë e përgjithshme, andaj anëtarësimi në NATO, është objektivi ynë më i rëndësishëm. Në anën tjetër Ministri në detyrë Savola, vlerësoi lartë bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin në një situatë kur synimi për anëtarësim në NATO, dhe ruajtja e stabilitetit e paqes mbeten përpjekjet kyqe të angazhimit ditor. Finlanda është shteti ynë mik me të cilët ndajmë vlerat demokratike, andaj bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar tutje Mehaj.
Të tjera
-
PDK me numër të madh përkrahësish në Kaçanik, pamje nga tubimi
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke mbajtur tubim elektoral në Kaç...
-
Bedri Hamza takon numër të madh punonjësish shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një...
-
Inaugurimi i Trumpit, Dërguti: Mungesa e krerëve institucionalë, shqetësuese e alarmuese për Kosovën
Opinionistja Aida Dërguti në lidhje me ceremoninë e inagurimit të presidentit...
-
Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Prizren, saktësisht n...
-
“Besoni këtij se ky e din çka po bën” – Agon Maliqi thotë se Vetëvendosje po bën fushatë vetëm me figurën e Albin Kurtit
Analisti, Agon Maliqi ka folur për fushatën e partisë në pushtet, Lëvizjes Ve...
-
Krasniqi nga Bresja e Fushë Kosovës: Besim, mobilizim, ma mirë
Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për d...
-
Cakolli nga DnV: KQZ planifikon votimin në këtë mënyrë, preferencat e votuesve mund të ekspozohen lehtësisht
Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (D...
-
Hamza: Gratë janë udhëheqëse, si kryeministër i ardhshëm, ju premtoj se do të përkushtohem që çdo grua të ndjehet e mbështetur
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se si k...
-
Kurti “i mahnit” bashkpartiakët me konstatimin “mas ajrit uji, uji është para bukës”, videoja i bëhet virale
Në një dhomë me bashkëpartiakë që kishin shkuar me të në Gjilan për fushatë, ...
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregu...
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të...
-
Donika Gervalla e Alban Hyseni për vota “luajnë” me akademinë përkujtimore të Ibrahim Rugovës në “Flakën e Janarit”
Një ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, Ibrahim Rugovën, ...