Lajme

Mehaj takohet me zëvendësambasadorin e Bloemen, flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Holandës

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 17 March 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Holandës në Prishtinë, Peter van der Bloemen, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në Evropë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Mehaj me këtë rast ka thënë se Holanda, si një nga vendet themeluese të NATO-s, është ndër partnerët e rëndësishëm të Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që nënshkruam sot”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se nga zëvendësmabsadori Van der Bloemen ka kërkuar mbështetjen e Holandës për anëtarësim të përshpejtuar të Kosovës në NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera