Lajme

Mehaj: Sot kemi një ushtri që prezanton të gjitha virtytet e aspiratat e Adem Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 19 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se sot kemi një ushtri që denjësisht prezanton të gjitha virtytet e aspiratat e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkëluftëtarve të tij e atdhetarëve të tjerë.

Këto i tha përmes një shkrimi në Facebook, në përvjetorin e formimit të TMK-së.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Sot 23 vite më parë ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës si pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare dhe pararendëse të Ushtrisë së Kosovës.23 vite nga kur trupat të cilët ishin përgjegjëse për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore janë shndërruar në ushtri të ngritur profesionalisht, e të gatshme në aspektin operacional t’i dalin në ndihmë qytetarëve të vet jo vetëm në rast të katastrofave natyrore por edhe ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës, shtetësisë së atdheut tonë ndaj çdo rreziku e kërcënimi.Kemi bërë një rrugë të gjatë plotë sakrifica, por sot kemi një ushtri që denjësisht prezanton të gjitha virtytet e aspiratat e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkëluftëtarve të tij e atdhetarëve të tjerë.Kemi edhe shumë rrugë për të bërë, por qëllimi ynë është i qartë, e vullneti ynë është i hekurt.Destinacioni ynë është anëtarësimi në aleancën më të madhe që siguron paqen e stabilitetin, NATO është vendtakimi e pikëvazhdimi i misioneve të përbashkëta me shtetet partnere.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera