Lajme

Mehaj: Policët tanë të rënë në detyrë janë heronjtë tanë të pavdekshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 26 July 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë ka vendosur kurora lulesh pranë Lapidarit të tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rr4ejtin social “Facebook”, ai ka thënë se policët e rënë në detyrë janë heronjtë tanë të pavdekshëm.

“Sot në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, që ndërlidhet me 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale serbe, së bashku me Gjeneral Cikaqin, kujtuam dhe nderuam pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit bashkë me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike janë hallka të pashkëputshme që i mbajnë fuqishëm Ushtria bashkë me Policinë tonë”, ka shkruar Mehaj.

Sot u nderuan 21 policët e rënë në krye të detyrës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera