Lajme

Mehaj për Albright: Ajo paralajmëroi gjithë Botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 12 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur mirënjohës ndaj ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur për një takim virtual me Albright.

“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright”, shkroi ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se para 23 vitesh ajo paralajmëroi gjithë Botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Ndërkaq, sipas tij momentumi i ri gjeopolitik e kërkon Kosovën në NATO.

“E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërisht, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”, ka shkruar Mehaj,/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera