Lajme

Mehaj ofron ndihmën e FSK-së në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 07 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Muja gjatë një takimi me ambasadorët e QUINT-it ka shprehur gatishmërinë e tij që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, e cila po lufton kundër Rusisë.

Muja ka deklaruar se FSK mund të ndihmojë në ofrimin e trajnimin e ushtarakëve në fushën e deminimit, në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materialeve të rrezikshme.

“Nikoqir i delegacionit të Republikës së Kosovës në selinë e NATO-s ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO, shkëlqesia e tij, z. David Quarrey. Në takim me Ambasadorin Quarrey dhe ambasadorët e tjerë të shteteve të Quintit diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, zhvillmit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë, bashkëpunimin e ngushtë që si shtet e ushtri e kemi me Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtimet ku mund të thellojmë bashkëpunimin, e po ashtu diskutuam për raportin që kemi me NATO-n e KFOR-in, si trupa partnere të FSK-së e organe të rëndësishme këshilluese e mbrojtëse të sigurisë. Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka njoftuar Muja.

-Advertisement-

Në njoftimin e ministrit, thuhets se ambasadori Quarrey e ka vlerësuar lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat,

“…dhe theksoi faktin që mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.

“Në anën tjetër si ministër shpreha mirënjohjen për kontributin e trupës këshilluese të NATO-së, e po ashtu e bëra të qartë se misionet e NATO-së janë dhe misionet tona, andaj jemi në dispozicion çdoherë të ofrojmë mbështetjen tonë në misione që kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të shteteve”, thuhet në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera