Lajme

Mehaj: Lëvizja e ushtrisë në jug të Mitrovicës s’ka të bëjë me situatën në Veri, ishte ushtrim i rregullt

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 23 June 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtrimit të sotëm të ushtarëve të FSK-së në jug të Mitrovicës nuk duhet t’i jepet konotacion tjetër. Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar, Mehaj ka thënë se ka qenë një marsh i organizuar për ngritje të gatishmërisë fizike të ushtarëve.

Mehaj tutje ka thënë se një lëvizje e tillë e trupave të FSK-së s’ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës.

“Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka shkruar Mehaj, raporton Express.

-Advertisement-

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve e ka Policia e Kosovës dhe një detyrë të tillë po e kryen me sukses.

“Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj”, ka thënë Mehaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.

Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës.

Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj.

Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera