Mehaj: Kosova dhe Polonia, aleatë të paqes

Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 19 November 2022
Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak.
Me të Mehaj tha se ka biseduar rreth çështjes aktuale të sigurisë, ndikimit që në këtë mes ka agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe po ashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në nivel ushtarak, përmes trajnimeve të përbashkëta të dy ushtrive dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, “të cilat së shpejti do t’i definojmë përmes nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet shteteve tona”.
“Njoftova gjeneralin për gatishmërinë që kemi që të trajnojmë trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë tonë që të dërgojmë trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainas, që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet”, shkroi ministri në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, theksoi se meqenëse Kosova është në proces të përgatitjeve si vend nikoqir i ushtrimit fushor, “Defender 2023”, ka ftuar gjeneralin që Polonia të jetë pjesëmarrëse në cilësinë e vëzhguesit dhe të njoftohet nga afër për kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së.
“Synimi ynë i përbashkët është mbrojtja e paqes dhe stabiliteti ne vend, rajon dhe më gjerë. Rruga jonë është e qartë, anëtarësimi në NATO dhe BE. Republika e Kosovës dhe Polonia, aleatë të paqes!”.

Të tjera
-
Kolegu i kushton poezi policit të ndjerë!
Kanun Veseli, zyrtari policor nga Ferizaj i ka kushtuar një poezi polici të n...
-
Trumpi shpall tarifat e reja, e pëson edhe Kosova
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve...
-
Këto janë disa nga zonat ku mund të ketë përmbytje në Kosovë
Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje...
-
Dorëzohet Serbia: E vendos flamurin e Republikës së Kosovës
Politika serbe i është dorëzuar futbollit. Serbia – e cila e kundershton pava...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot mot me vranësira, intervale kohore me diell (vetë...
-
Balje: Nesër takojmë Kurtin, komuna boshnjake pjesë e marrëveshjes
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, ka konfirmuar se të enj...
-
Kurti shkruan për takimet me Rexhepin, Rashiqin e Krasniqin për qeverinë e re: Do ta thellojmë partneritetin edhe në katër vjeçarin e ardhshëm
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pritur në qeveri ...
-
Gjini: AAK do të japë votën për konsolidimin e Kuvendit
Pasi janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe pas certifikimit të ...
-
“Suksesi i një qeverie nuk varet nga numrat”, Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen
Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK)...
-
Vuçiqi pas takimit me Lammyn: Dialogu me Kosovën, kyç – s’duam asnjë konflikt në rajon
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, pas vizitës së tij në ...
-
Formimi i qeverisë, Kurti takon Elbert Krasniqi
Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendësk...
-
Osmani pret në zyre Majlinda Kelmendin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka pasur për vizitë ...