Lajme

Mehaj: FSK-ja e gatshme për të inervenuar pas vërshimeve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 01:17 | 25 June 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas situatës së krijuar pas vërshimeve në Pejë.

Ai tha se njësitet e FSK-së janë të gatshme për të reaguar dhe se për këtë janë në pritje të përgjigjes nga komuna e Pejës.

“Me shqetësim të madh jemi duke përcjellur gjendjen e rëndë pas vërshimeve ne komunën e Pejës. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të rearguar me njësitë tona të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës”, tha Mehaj.

-Advertisement-

Ndrësa, tashmë është konfirmuar vdekja e një fëmiju rreth moshës 5-vjeçare si pasojë e vërshimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera