Lajme

Mehaj falenderon Rrahman Ramën për kontributin e tij në FSK!

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 01 December 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në zyrë Gjeneral Rrahman Ramën.

Ai falenderoj Ramën për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së.

Postimi:

-Advertisement-

Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për gjithë kontributin e lidershipin efektiv të Gjeneral Ramës.

Pas lirimit nga detyra e Komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita Gjeneral Rrahman Ramën.

Me këtë rast, në emri tim dhe të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së.

Njëherit i shpreha falënderimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët.

Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera