Mehaj: Çdo sukses i Ministrisë së Mbrojtjes i atribuohet shteteve partnere
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 17 December 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se çdo arritje e ministrisë u takon edhe akterëve ndërkombëtarë, shkrun Gazeta inFokus.
Mehaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se të premten e ka organizuar një festë si shenjë falënderimi për ambasadorët, atashet e mbrojtjes, oficerët e NALT-it dhe ish-ministrave e ish-komandantëve e deputetëve.
Ministri në këtë festë ka shprehur mirënjohjet e tij për këta të pranishëm, duke ua vlerësuar lartë kontributin për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
“Pak ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti, dhe padyshim në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë edhe përfaqësuesit e shteteve partnere të cilët kanë kontribuar në çdo hap të zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Andaj, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje krahas punonjësve të ministrisë, mbrëmë prita në një organizim të veçantë, ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë, me të cilët ndajmë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe më gjerë, duke realizuar synimin tonë për anëtarësim në NATO, rrugëtimin drejt së cilës e shohim të lidhur pashkëputshëm me miqtë tani. Qofshin gjithmonë përpjekjet tona konstruktive të orientuara drejt mbledhjes së forcave të njerëzimit për të kultivuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet kombeve, në mbështetje të vlerave demokratike dhe të paqes kudo dhe kurdoherë”, përfundon postimi i ministrit të Mbrojtjes.”, ka shkruar Mehaj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim nga shteti
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka bërë të ditur se e ...
-
Pasi u dorëzua në Prokurorinë e Pejës, Noizy përfundon në spital
Rigels Rajku, reperi i njohur si Noizy ndodhet në këto momente në spitalin e ...
-
Ekskluzive: Zbulohet dhe arrestohet një shpiune ruse në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Sot është arrestuar një grua e cila po dyshohet të jetë spiune ruse. Sipas...
-
Buja: Ushtritë në luftë s’pranojnë se kanë humbje, UÇK-ja ka pas nevojë për propagandë
Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë h...
-
Rritja e rasteve të dhunës ndaj të miturave e zvarritja e lëndëve gjyqësore, u diskutua sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut
Aspektet e të drejtave të njeriut sipas Raportit të Komisionit Evropian për K...
-
Rutte: Italia po e udhëheq edhe një herë KFOR-in, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një n...
-
Frikë në SHBA, amerikanët presin sërish dhunë politike pas rezultatit të zgjedhjeve
Katër vjet më parë, Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pr...
-
Kusari ankohet në KPM për Big Brother dhe Klan Kosovën, kërkon t’i shqiptohet gjoba më e lartë për shkelje të Kodit të Etikës
Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komi...
-
Gjermania rregullon problemin në platformat e institucioneve, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane. K...
-
Ismaili: Historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e Thaçit dhe Veselit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar se H...
-
Reagon Rjeti i Grave të Kosovës: Ajo që ndodhi mbrëmë në Klan Kosova është e papranueshme
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pasi mbrënë në Big Brother Vip Kosova, u...
-
‘Raporti për Kosovën’ i KE-së, Osmani: Gjetjet të trajtohen me prioritet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e Zyrës së Bashki...