Mehaj: Brezat e rinj janë e ardhmja e ushtrisë e motivi ynë më i madh për punë

Autori: Gazeta inFokus
23:28 | 23 January 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur një takim me të rinjtë e të rejat e Prizrenit e të Gjakovës.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Mehaj tha se brezat e rinj janë motivi më i madh për punë derisa ka rikujtuar se mbetet i hapur aplikimi për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike”, shkroi ai në Facebook.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm”, tha tutje Mehaj. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos buroj në Gjakovë. Këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, poaq sa edhe i jetesës në harmoni.
Qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht, ndjenë përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi.
E njejta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike.
Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm.

Të tjera
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...
-
Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën
Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paradite...
-
Shoqëria Civile e revoltuar me bllokadën në Kuvend: Dehari instrument i bllokadës, Gjykata ishte e qartë
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar me shqetësim të ...
-
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publ...
-
Nga 1 korriku edhe Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë ...
-
Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë...
-
Tre policët në Klinë arrestohen për dhunë ndaj një të dyshuari
Pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, Prokuroria Themelore në P...
-
Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendim...
-
Ndalohet importi i gjedheve nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës, nga AUV thonë se në Kosovë nuk ka rrezik
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se pë...
-
Një variant i ri i Covid po përhapet në Evropë me simptomë të veçantë
Një variant i ri i Covid-19, i njohur si Stratus (më parë Xfg), po përhapet m...