Lajme

Mehaj: 23 vjet më parë filloi përballja historike mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 24 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se 23 vjet më parë filloi përballja historike mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb.

Mehaj në postimin e bërë në Facebook, ka shkruar se “23 vjet më parë, NATO filloi fushata e bombardimeve ajrore, respektivisht Operacioni Allied Force, kundër caqeve ushtarake të shtetit kriminal të Serbisë”.

“Përpjekjeve tona titanike shekullore për liri, me shumë sakrifica, iu bashkuan në kohën më kritike, kombet liridashëse në formacionin e përbashkët, Aleancën Mbrojtëse të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë. Mirënjohje e përjetshme për gjithë ata diplomatë e ushtarakë që kontribuan në betejën tonë kritike”, thotë ai.

-Advertisement-

Tutje, ministri ka shtuar se emrat dhe vepra madhështore e Presidentit Clinton, Sekretares Albright, Gjeneralit Clark, Sekretarit Solana, Ambasadorit Holbrooke, janë të skalitur thellë në historinë, identitetin e Republikës sonë dhe qenien tonë shpirtërore.

Ndryshe, sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera