Fun & Video

Megjithatë, nuk janë naivë: qentë do t’i mashtrojnë njerëzit në mënyrë që të marrin atë që duan

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 April 2018

Edhe pse ekziston mendimi i rrënjosur që qentë janë naivë dhe të mrekullueshëm, ndërkaq macet dinake, megjithatë gjërat nuk janë edhe ashtu.

Studimi i ri i bërë në Zvicër ka zbuluar që qentë manipulojnë me njerëzit, përkatësisht do t’i gënjejnë në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë.

Shkencëtarët kanë trajnuar 27 qen të moshave të ndryshme që të dallojnë vullnetaret të cilat u kanë dhënë ëmbëlsira, nga ato të cilat nuk i kanë dhënë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Pastaj vullnetaret u kanë dhënë urdhra qeneve që t’i dërgojnë deri te kutia: në njërën ka pasur salsiçe – ushqimi më i preferuar i qenve, në tjetrën ka pasur biskota për qen, ndërkaq në të tretën asgjë.

Qenve vullnetaret u kanë urdhëruat që t’i dërgojnë deri te ushqimi në kuti.

Vullnetaret të cilat kanë qenë të mira ndaj qenve, përkatësisht u kanë dhënë shpërblime, qentë i kanë dërguar deri te kutia e dëshiruar, mirëpo ato të cilat nuk u kanë dhënë shpërblime, nuk kanë marrë atë që kanë kërkuar.

Qentë nuk kanë dashur t’u tregojnë vullnetareve të cilat nuk u kanë dhënë shpërblime në cilën kuti gjendet ushqimi i tyre i preferuar, ndërsa vullnetareve “të mira” u kanë treguar.

“Vullnetaren e cila u ka dhënë ëmbëlsira e kanë dërguar te kutia me salsiçe, ndërsa tjetrën jo”, kanë publikuar autorët e studimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera