Sport

Megjithatë grumbullohet Higuain, mungojnë dy lojtarë kundër Napolit

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 30 November 2017

Higuain është ftuar për sfidën kundër Napolit, por do të mungojnë Mandzukic dhe Howedes.

Lajm i mirë për Juventusin. Mes lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit është Gonzalo Higuain, i cili u operua përpara disa ditësh në dorë, raporton Gazeta Express.

Edhe pse nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë, grumbullimi i sulmuesit kryesor ka qetësuar tifozët bardhezi.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Massimiliano Allegri është bërë me dhimbje koke për shkak të dëmtimeve muskulore të dy lojtarëve të tjerë.

Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Benedikt Howedes, të cilët nuk janë grumbulluar për supersfidën kundër Napolit.

Napoli-Juventus do të luhet të premten, në orën 20.45.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy