Rozë

Meghan Markle e pranoi hapur që ka xhelozuar Paris Hilton: Kam turp…

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 20 October 2022

Edhe Meghan Markle, si të gjithë ne ka paragjykuar dikë nisur nga paraqitja e jashtme. Dhe bëhet fjalë as më pak as më shumë se për Paris Hilton.

Në episodin më të ri të quajtur “Breaking Down The Bimbo” të podcastit të saj “Archetypes Spotify”, Dukesha e Sussex-it intervistoi miliarderen, Hilton.

Bashkëshortja e Princit Harry pranoi se i kërkoi falje Paris Hilton për ‘gjykimin’ e saj bazuar në pamjen dhe suksesin e saj pasi mësoi për ‘traumën’ e saj në podcast.

-Advertisement-

Duke folur për episodin, Meghan tha se kishte ‘turp’ të pranonte se kishte ‘gjykuar’ Paris-in paraprakisht dhe duhej të gjente një mënyrë që ajo ta falte.

Duke folur për “Variety”, Meghan tha se ishte intervista më sfiduese që ka bërë deri më tani, ku tregoi se ishte shumë nervoze.

“Kam turp ta pranoj, por kam pasur një gjykim për të.”

Meghan tha se ajo u rrit si ‘e zgjuara’ dhe e kishte ‘zili’ për Parisin dhe e ‘gjykoi’ në bazë të imazhit të saj publik, përpara se të mësonte për ‘traumën’ në jetën e saj.

Kujtojmë që, Meghan Markle ka zbuluar dëshirën e saj për të ardhmen e vajzës Lilibet gjatë episodit të ri të podcast-it të saj në Spotify me yllin televiziv Paris Hilton. Në episod, Meghan tregoi se si shpreson që vajza e saj dhe e Princit Harry, të dëshirojë të ketë aspirata të larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera