Rozë

Megan Fox zbulon sekretin e marrdhënies së saj perfekte: Ne pijmë gjakun e njëri-tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 April 2022

Pas një viti lidhje, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u fejuan, në janar të këtij viti. Vetëm së fundmi aktorja ka zbuluar për të gjithë “sekretin” e marrdhënies së tyre dhe tingëllon çudtishëm.

“Ne konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit. Vetëm disa pika, për qëllime rituale”, ka shpjeguar Megan Fox.

Këtë ritual çifti e praktikoi edhe në fejesën e tyre:

-Advertisement-

“Unë thashë po … Dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit,” shkroi Fox në mbishkrimin e videos së saj dhe MGK-së.

Fox më vonë sqaron se ajo, në fakt, nuk ia merr shpirtin Machine Gun Kelly – ose ndoshta ajo e bën.

“Nuk do ndodhi,” tha Fox duke qeshur. “Më lini t’ju them. Ndoshta jo saktësisht kështu, por një version i kësaj ka ndodhur shumë herë.”

Fox mund të ketë tashmë në pronësinë e saj shpirtin e të fejuarit të saj, megjithatë, pasi ajo beson se mund të ketë pasur një dorë në krijimin e tij gjatë dëshirës së saj të fëmijërisë.

“Ai është fjalë për fjalë personi që e kam manifestuar që kur isha katër vjeçe,” tha Fox.

“Unë jam gjithashtu katër vjet më e madhe se ai. Pra, mendoj se e krijova atë. Mendimet dhe qëllimet e mia e bënë atë personin që është, kush e di se si do të dukej apo do të ishte sikur të mos ishte mua.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera