Lajme

Mefail Bajqinovci shtron pyetje për opozitën: A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 14 September 2024

Deputeti i Vetëvendojses, Mefail Bajqinovci, ka shtruar pyetje ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke ia ndërlidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

“A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?”, ka qenë pyetja e parë e tij.

Postimi i tij:

-Advertisement-

A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.

Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?

Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera