Lajme

Mefail Bajqinovci kritikon opozitën: Ende po hezitojnë të deklarohen lidhur me hapjen e Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 06 August 2024

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita ende heziton të deklarohet  lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tone”.

“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, tha Bajqinovci.

-Advertisement-

Kujtojmë se ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar si veprim i njëanshëm i Qeverisë Kurti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera