Sport

Mediumi zviceran shkruan për terrenin e fushës “Fadil Vokrri”, përmend edhe largimin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 09 September 2023

Sot (e shtunë), Përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë kundër Kosovës në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku së fundmi fusha ka qenë temë e bisedës.

Mbi 13 mijë tifozë priten të jenë në stadiumin e shitur plotësisht për duelin kualifikues të Kampionatit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, para “duelit vëllazëror”, përveç lojtarët të shumtë me dy shtetësi në fushë, është edhe një temë tjetër që është temë bisede në Prishtinë: fusha në stadiumin Fadil Vokrri.

-Advertisement-

Kjo ishte në një gjendje të shkretë në ndeshjen e fundit të Kosovës në shtëpi ndaj Rumanisë dhe kjo e shqetësoi edhe trajnerin e Zvicrës, Murat Yakin, i cili kishte treguar në një intervistë për 20 Minuten.

“Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe në ndeshjen në shtëpi kundër Rumanisë. Shpresoj që të luajmë në një fushë të mirë”, ka thënë 48-vjeçari.

FC Prishtina është dashur të largohet

Kështu e panë edhe në Kosovë – dhe reaguan gjatë verës. Për t’u siguruar që fusha të rregullohet për këtë lojë të madhe dhe historike kualifikuese për “Euro 2024” në Prishtinë, në kryeqytet u morën masa drastike.

Koncerti i Capital T, një prej reperëve më të mëdhenj në vend dhe djali i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zhvendosur nga stadiumi për një kohë të shkurtër. Ngjarja ka ndodhur në një parking pranë stadiumit.

Po ashtu, FC Prishtina, e cila përndryshe luan në Fadil Vokrri, nuk është lejuar që në fillim të sezonit të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e saj. Me qëllim të mbrojtjes së fushës, dy ndeshjet e para u luajtën në terrenin stërvitor të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.

Megjithatë, sipas 20 Minuten, një ditë para ndeshjes, fusha ende nuk është në gjendje të mirë. Mund të shihen disa njolla kafe.

“Kam dëgjuar se është në gjendje të mirë. Do t’i hedh një sy më vonë”, tha Yakin pas mbërritjes në Prishtinë. Pas inspektimit, ai ishte optimist i matur: “Ai është në rregull. Prisja të ishte më keq”, përfundoi trajneri i Zvicrës për mediumin 20 Minuten. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera