Mediumi spanjoll jep detaje nga rrëmbimi i gjashtëvjeçares që u gjet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 27 June 2026
Një vajzë gjashtëvjeçare, e rrëmbyer dy javë më parë nga babai i saj në Majorka të Spanjës, është gjetur në Kosovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet kosovare në një operacion të koordinuar ndërkombëtar, ka njoftuar Garda Civile spanjolle.
Sipas autoriteteve spanjolle, babai kishte planifikuar me kujdes arratisjen, duke e fshehur fëmijën në bagazhin e automjetit për t’u larguar me traget nga ishulli i Majorkës dhe më pas kishte kaluar kufij ndërkombëtarë pa deklaruar praninë e vajzës.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të nënës së fëmijës, e cila kishte raportuar zhdukjen dhe kishte njoftuar se ish-partneri i saj ishte larguar nga Spanja me vajzën. Policia spanjolle ka konstatuar se rrëmbimi ishte i organizuar paraprakisht dhe i dyshuari kishte ndërmarrë masa të shumta për të shmangur zbulimin.
Një nga elementet më të pazakonta të hetimit ishte përdorimi i një pajisjeje gjurmuese AirTag, të cilën vajza e kishte pasur me vete, por që sipas hetuesve ishte vendosur në një zarf postar të destinuar për në Marok, në përpjekje për të devijuar hetimet dhe për të mashtruar autoritetet, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Klankosova.tv.
Garda Civile bëri të ditur se gjatë hetimeve janë kontrolluar banesa të lidhura me rastin, janë analizuar pamje kamerash sigurie, transaksione bankare dhe lëvizje detare nga Majorka, ndërsa janë aktivizuar mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor. Për rastin janë lëshuar urdhër-arrest evropian dhe ndërkombëtar ndaj të dyshuarit.
Po ashtu, është zbuluar se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare dhe kishte fshirë profilet e tij në rrjetet sociale për të reduktuar gjurmët dixhitale, ndërsa hetuesit kanë konstatuar edhe përdorim të mundshëm të targave të falsifikuara ose të dyfishta. Sipas Gardës Civile, ai kishte ndryshuar edhe pamjen fizike gjatë qëndrimit në Kosovë për t’iu shmangur identifikimit.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes autoriteteve spanjolle, Njësisë Qendrore Operative të Gardës Civile, përfaqësuesve diplomatikë spanjollë dhe policive të disa shteteve, përfshirë Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka pranuar informacion përmes INTERPOL-it nga autoritetet spanjolle, sipas të cilit një shtetas gjerman me inicialet A.M.L. (1989) dyshohej për rrëmbimin e një vajze 6-vjeçare dhe se ndodhej në territorin e Kosovës me fëmijën.
Pas pranimit të informacionit, policia ka koordinuar veprimet me njësitet relevante për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili së bashku me fëmijën është lokalizuar më 24 qershor në Fushë Kosovë dhe është arrestuar në një operacion policor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa vajza është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe është vendosur në strehim të sigurt. Më 25 qershor, pas verifikimit të rrethanave, fëmija është kthyer në mënyrë të sigurt tek nëna e saj në Majorka.
Policia e Kosovës dhe autoritetet spanjolle kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si vendimtar në zbardhjen dhe zgjidhjen e rastit.

T� tjera
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...


































