Mediumi serb raporton për pasurinë e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq
Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 13 November 2022
“Perandori miliardëshe” – mediumi serb raporton për pasurinë e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Një artikull i mediumit Nova në Serbi, ka dhënë detaje mbi pasurinë marramendëse të Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq të cilët janë në listën zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshohen për vrasjen e politikanit serb Olivier Ivanoviq.
“Nëse Kosova mbrohet me fitime në Serbinë qendrore, atëherë dyshja kontroverse Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç është më se e suksesshme”, shkruan Nova, që sipas artikullit të tyre, Radojiçiç dhe Veselenoviç zotërojnë të paktën katër kompani që falë marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin kanë tejkaluar për nga fitimi Miroslav Mišković-in (një biznesmen i njohur serb).
Biznes e lidhura me shtetin
Veselinoviq dhe Radoiçiq kanë qenë partnerë biznesi për një kohë të gjatë. Ata zotërojnë kompanitë Novi Pazar put, Inkop nga Ćuprije, Betonjerka Aleksinac, Doli Bel…
Më i suksesshmi është Novi Pazar, i cili, siç shkruan gazeta NIN, ka pasur një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë në vitin 2019, dhe gati 1.2 miliardë dinarë vitin e kaluar.
“Kompania e tyre “ombrellë”, Inkop nga Ćuprija, përmes së cilës hynë në botën e biznesit juridik, vitin e kaluar i siguroi Radoiçiqit dhe Veselinoviqit – Zvonkos dhe vëllait të tij Zharko një fitim prej gati 1.8 miliardë dinarë ose 15 milionë euro”, shkruan gazeta.
NIN bëri të ditur se përkundër mendimit se ai është biznesmeni më i pasur në Serbi, kompanitë e Miroslav Mišković-it mbesin seriozisht pas Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviç për sa i përket fitimeve të realizuara.
Siç ka shkruar më parë Nova.rs, për shembull, kompania “Novi Pazar put”, e cila është blerë nga Veselinoviqi dhe Radoiçiq në janar të vitit 2020, mesatarisht ka marrë të paktën një tenderë në muaj. Përveç kësaj, pothuajse në të gjitha rastet, ajo ishte ofertuesja e vetme. Inkop, nga ana tjetër, shpesh merrte punë si nënkontraktor në projektet më të mëdha të ndërtimit.
Veselinoviq dhe Radoiçiq përmenden si të dyshuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfsirjen në vresjan e e Olivier Ivanioviqit. Siç thuhet në aktakuzë, vrasja e Ivaniviqit është shkaktuar nga verpimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se udhëhiqet nga Radoiçiq dhe Veselenoviq.
Të tjera
-
“Biden është më i izoluar se kurrë, 72 orët e ardhshme janë të rëndësishme”, CNN: Shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë besojnë se Presidenti do tërhiqet nga gara
Presidenti Joe Biden është më i izoluar se sa ka qenë ndonjëherë, me shumë zy...
-
Goditja nga nxehtësia: simptomat, si ta njohim dhe ta parandalojmë
Në periudhën e verës, me temperaturat gjithnjë e më të larta, një nga fenomen...
-
Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i...
-
Osmani takohet me Schoofin, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë-Holandë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të ka...
-
Personazhi i TikTok-ut lajmërohet me vëllain e Faton Hajrizit, frikësohet për jetën e tij
Personazhi i TikTok-ut, i njohur në hapësirën shqipfolëse, Rasim Avdyli po fr...
-
Dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin për t’u arratisur, arrestohet blogerja e njohur serbe
Ivana R., blogere e njohur në Serbi, është arrestuar si e dyshuar për ndihmë ...
-
KRU “Hidrodrini” fillon reduktimet e ujit në disa zona në Istog
Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Pejës “Hidrodrini”, ka njoftua...
-
12 vite burgim për Ekrem Bajroviqin për krịme luftẹ kundër civilëve me 1999
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 12 vje...
-
“Faton Hajrizi të kthehet në Kosovë, përndryshe do të marrë dënim të përjetshëm në Serbi”
Avokati kosovar, Asdren Hoxha, duke komentuar vrasjen dhe plagosjen e policëv...
-
Deklaratat për hapje të urës, KFOR-i publikon një video duke patrulluar në urën e lumit Ibër
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Ura e Ibrit ...
-
Ende asnjë gjurmë – Policia në Serbi detyrohet të kërkojë ndihmën e qytetarëve për kapjen e Faton Hajrizit
Policia në Serbi janë në kërkim intensiv të Faton Hajrizit. Hajrizi po dys...
-
Gjuajti në aheng, i gjendet “një mal” me munịcịon, arrestohet një burrë në fshatin Billush të Prizrenit
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, Stacioni Policor në Priz...