Mediumi i Republika Srpska: Thaçi, Çeku, Limaj, Muja shkojnë në Speciale
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 11 May 2017
Para Gjykatës Speciale për Krime Lufte të UÇK-së si dhe për trafikim organesh njerëzore, sipas medieve serbe, do të mund të dalin shumë nga përfaqësuesit aktualë të institucioneve, siç e quani Beogradi – të Kosovës së vetëshpallur.
Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERNA, e njohur për orientimet nacional-shoviniste serbomëdha, thotë se faktet dhe të dhënat për këto pohime i ka me burim nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Me dyshimet se personalisht ka kryer krime lufte dhe se nuk ka penguar kryerjen e krimeve të luftës, në bankën e të akuzuarve i pari do të duhej të shfaqet Agim Çeku, komandanti i dikurshëm i Shtabit Kryesor të UÇK-së terroriste, siç e quan kjo agjenci Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që iu kundërvu forcave të armatosura serbe që kryenin krime mbi popullsinë civile shqiptare në Kosovë.
Çekut, në listë ndodhet njëri nga komandantët e UÇK-së terroriste, Azem Syla, vazhdon shkrimi i kësaj agjencie.
Sipas in formatave nga policia, Hashim Thaçi mund të përgjigjet sipas vijës politike, por jo si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë ose kryes i krimeve të luftës, meqë ishte bërë përfaqësues i lartë i UÇK-së terroriste (agjencia nuk e huq këtë cilësim sa herë që e përmend UÇK-në, sqarim ynë) pas negociatave në Rambuje.
Bashkëpunëtori i afërt e Thaçit, Xhavit Haliti do të mund të përgjigjet meqë gjatë kryerjes së krimeve ishte përgjegjës për lidhje me krahun e UËK-së terroriste në Shqipëri dhe qendrat e atjeshme për stërvitje.
Hetuesit, sipas SERNA-s,kanë gjetur fakte të mjaftueshme për përgjegjësinë e komandantit të UÇK-së terroriste të ngarkuar për mbrojtjen shëndetësore në Shtabin Kryesor të UÇK-së, Shaip Mujës.
Në listë është edhe Ajvaz Berisha, konsulli aktual e Kosovës së vetëshpallur në Frankfurt. Ai gjatë kohës së konfliktit në Kosovë ka qenë komandant i njësive speciale të UÇK-së terroriste.
Kadri Veseli, si njëri nga komandantët më me ndikim në ish-UÇK-në, do të mund të përgjigjej nëse Gjykata Speciale paraprakisht përcakton përgjegjësinë e Hashim Thaçit.
Në vend të Ramush Haradinajt, në bankën e të akuzuarve do të gjendet i vëllai i tij, Daut Haradinaj. Aktpadia e ngarkon për vepra të njëjta penale për të cilat autoritetet serbe e akuzojnë të vëllanë e tij Ramushin, e bëhet fjalë për krime të kryera në rajonin e Gjakovës dhe Deçanit, në Zonën e Metohisë (Dukagjinit), ku pjesëtarët e UÇK-së terroriste ishin nën komandën e vëllezërve Haradinaj.
Në listë janë edhe Blerim Kuçi e Lahi Brahimaj, asi dhe ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Malishevës, Fatmir Limaj.
Në polici kanë theksuar se në listën e të dyshuarve ndodhen edhe emrat e nja dhjetë oficerëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që janë të njohur për hetuesit që u ka prirë Clint Williamson, thotë agjencia.
Është interesant se në listën e të dyshuarve nuk ka anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetar i të cilës gjatë kohës së konfliktit (siç e quan luftën kjo agjenci) ka qenë Ibrahim Rugova. Ndaj kryetarit të tashëm të LDK-së deputetët sot (bëhet fjalë për dje) votuan mosbesimin dhe e shkarkuan nga funksioni i kryeministrit të Kosovës së vetëshpallur, thuhet në shkrimin e ZSERN-as.
Sipas pohimeve nga Shërbimi Policor i Kosovës (kështu e quan kjo agjenci Policinë e Kosovës), më së voni pas një muaji do të nisë procesi i arrestimit të të dyshuarve, ndërsa policia është e gatshme që në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in të kundërvihet ndaj destabilizimit të situatës së sigurisë në Kosmet, përfundon shkrimi, që e transmetuan mediet serbe në Beograd.
Mbetet të shihet nëse këto pohime të kësaj agjencie kanë mbështetje reale në burimet policore, apo janë dëshira të saj dhe të zyrtarëve politikë të Serbisë, të cilët me zhurma akuzuese ndaj shqiptarëve, përpiqen të mbulojnë krimet gjenocidale të pushtetit që kanë trashëguar, të kryera në Kosovë dhe ndaj popullsisë së saj civile.
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...