Sport

Mediumi anglez e paralajmëron Anglinë: Kujdes nga ky futbollist i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 21 March 2019

Mediumi i njohur sportiv, “Whoscored.com”, ka shkruar se përfaqësuesja angleze duhet t’i frikësohet më së shumti Kosovës në grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Whoscored” shkruan se Anglia duhet t’i frikësohet “dardanëve” për shkak të cilësive individuale lojtarëve kosovarë.

E në veçanti, ky medium e ka përmendur sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica, derisa ka shkruar edhe për formën e mirë të Arbër Zenelit dhe për lojtarin e Lazios, Valon Berisha.

-Advertisement-

“Kosova mund të jetë klubi me rangimin më të dobët nga grupi, mirëpo Kosova e ka skuadrën më të fortë kundër së cilës do të luajë Anglia, të paktën sa i përket cilësive individuale të lojtarëve. Anësori Arbër Zeneli i ka 11 asistime në liga gjatë paraqitjeve të këtij sezoni. Nëntë prej tyre, ai i ka bërë për klubin Heerenveen, para se të transferohej në Reims në janar. Ndërsa, Valon Berisha ishte ylli i skuadrës së Salzburgut për sezonin e kaluar, në rrugëtimit drejt finaleve të Evropa Ligës. Për shkak të paraqitjeve të tij, kosovari e siguroi një transferim në Lazio, verën e kaluar”, shkruan portali anglez.

Karakteristikat e Milot Rashicës:

 

Pikat e forta:

-Harkimet

-Mbajtja e topit

-Driblimet

-Saktësia në goditje

-Kontributi në mbrojtje

 

Pikat e dobëta:

-Duelet në ajër

 

Stili i lojës së Rashicës:

-I pëlqen të luajë me topa të gjatë

-Kundërshtarët bëjnë ndërhyrje të shpeshta ndaj tij

-I pëlqen të godasë nga distanca

-I pëlqen të driblojë|

-I pëlqen ta harkojë topin

-I pëlqen të bëjë ndërhyrje

-Bën ndërhyrje të parregullta shpeshherë.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera