Lajme

Mediat serbe: Thaçi provokoj në Slloveni, ja çfarë tha

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 05 June 2017

Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë lidhur me takimin që ishte në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi atij të Shqipërisë, Bujar Nishani, Gjorgje Ivanov të Maqedonisë dhe  Aleksandar Vuçiq i cili së fundi mori pozitën e Presidentit nga ajo e kryeministrit në Serbi.

Blic, ka raportuar se samiti i liderëve të rajonit në Brdo-Briomit në Slloveni u shënua me një tjetër provokim të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash ky medium ka shkruar se Thaçi ka “provokuar” duke thënë se Serbia nuk është e gatshme për BE-në.

-Advertisement-

“Serbia nuk është e gatshme për BE-në, sepse ajo nuk e njeh Kosovën. Nuk mund të imagjinohet anëtarësimi i Serbisë në BE, pa e njohur më parë Kosovën”, citohet të ketë thënë Thaçi./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera