Mediat serbe për vizitën e Thaçit në Vatikan dhe SHBA: Sulm ndaj Beogradit
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 29 September 2017
Mediat serbe kanë raportuar gjerësisht për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Vatikan, ku dje takoi Papa Françeskun, si dhe për vizitën që sot do ta ketë në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohet më zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.
“Thaçi thyen pragjet nëpër botë: Së pari shkon te Papa, pastaj në Shtëpinë e Bardhë, dhe ja çfarë kërkon tani”, është titulli i gazetës serbe “Kurir”. Në këtë artikull raportohet gjerë e gjatë për takimin e Thaçit me Papën, si dhe udhëtimin drejt Uashingtonit për t’u takuar me Pence.
Gazeta më e madhe në Serbi “Blic” po ashtu shkruan për takimin e presidentit kosovar me Papën në Audiencën private në Vatikan.
“Thaçi në Vatikan kërkon mbështetje për pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.
“Thaçi në vizitë private te Papa foli për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, është titulli i agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug”.
Ndërkaq “Vesti Online” është treguar konspirative kur ka shkruar për vizitën e Thaçit në Vatikan dhe SHBA.
“Thaçi në Vatikan dhe SHBA: A përgatitet shantazhi i ri për Serbinë?”, mban titullin artikulli i kësaj të përditshme.
“Presidenti i shtetit të ashtuquajtur Kosovë, në ditët në vijim do të qëndrojë në Amerikë për ta përpunuar në detaje planin dhe mënyrat me zëvendës presidentin Mike Pence, se si Amerika kishte pasur mundësi të përfshihet në dialogun e Brukselit të cilin BE-ja e udhëheq mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan “Vesti”.
Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik”, dega e saj në Serbi, thekson se Thaçi do të kërkojë mbështetje nga SHBA, por para kësaj, njohje nga Vatikani.
“Problemet e brendshme që i ka BE-ja e kanë shty Thaçin që të insistojë te Pence-i t’i ndihmojë Kosovës, sepse procesi të cilin e udhëheq BE-ja me Beogradin, në emër të Prishtinës, ka hasur në qorrsokak”, shkruan “Sputnik”.
E gazeta “Informer” e cila njihet për gjuhë raciste që përdorë për shqiptarët, ku në vend të “albanci” shkruan “shiptari”, term ky i përdorur nga Millosheviqit dhe bashkëpunëtorët e tij, shkon aq larg saqë raporton se “Thaçi dhe Pence po planifikojnë sulm ndaj Beogradit”.
“Punë shiptare (šiptarska)! Thaçi me Pence-in planifikon sulm ndaj Beogradit! Do të bëj trysni ndaj Papës për ta njohë Kosovën!”, mban titullin kjo gazetë.
Të tjera
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...