Mediat serbe: Gjarpri provokon Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 27 July 2018
Takimi i djeshëm i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, me liderët politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka bërë jehonë në mediat serbe.
E përditshmja beogradase “Informer”, në titullin e saj shkruan se “Gjarpri provokon Serbinë, thotë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se për Luginën e Preshevës do të vendoset në Bruksel!”.
Mediat e tjera si “Tanjug”, “Beta”, “B92”, “Blic”, e kështu me radhë, citojnë deklaratën e presidentit Thaçi, i cili gjatë këtij takimi ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Thaçi, shkruajnë mediat beogradase, është shprehur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndërkaq marrëveshja ligjërisht e detyrueshme në përmbyllje të dialogut do të nënshkruhet nga dy shtete të pavarura. Ai ka thënë se Kosova e ka për detyrë jo vetëm t’i dëgjojë problemet me të cilat po përballen shqiptarët në Luginë, por që edhe institucionet e Kosovës të merren me avancimin e të drejtave të tyre. Kreu i vendit theksoi se Kosova nuk mund më t’i mbyllë sytë përballë padrejtësisë që Beogradi po ua bënë shqiptarëve të Luginës.
Nga ana tjetër, mediat serbe citojnë edhe deklaratën e kryetarin e Partisë Demokratike për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili tha se liderët politikë të Luginës mbeten të përkushtuar që të respektohet vullneti i shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, i shprehur më 1992, kur shqiptarët janë deklaruar qartë për një autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ai ka theksuar se tani është momenti historik që të zgjidhen problemet që janë grumbulluar me dekada mes shqiptarëve dhe serbëve./
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...