Lajme

Mediat serbe e publikojnë një ‘letër të Kosovës”: Për të hyrë në KE s’duhet të jesh anëtar i OKB’së

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 20 September 2022

Kosova në pjesën e parë të këtij viti ka dorëzuar aplikacion për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lënda sipas të gjitha gjasave nuk do të trajtohet deri në fillim të vitit 2023, derisa mediat serbe raportojnë se tashmë në Strasburg ka arritur një “non-paper” nga Kosova ku duke e cituar Këshillin e Ministrave të KE’së, potencohet se “vendosja e anëtarësimit në OKB si parakusht për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës do të krijonte një kusht shtesë për anëtarësim që nuk parashihet me statut dhe gjithashtu do të ishte kundër praktikës së Organizatës”, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Në këtë të letër të publikuar, në pikën e parë flitet për një opinion të Këshillit të Evropës në të cilin konstatohet se s’ka pengesa ligjore që do të pengonin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Në pikën dy thuhet se opinioni i datës 7 shtator jep një qëndrim të fortë në dy çështje.

-Advertisement-

Siç shkruhet në pikën vijuese, opinionin konfirmon se anëtarësimi në OKB si kusht për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës nuk parashihet me statut dhe do të ishte një kusht që është në kundërshtim me praktikën e organizatës.

Në pikën katër, përmenden hapat zyrtar që duhet ndjekur Këshilli i Evropës pasi një shtet kërkon anëtarësim.

Tutje përmendet shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për një veprim të tillë.

Gjithashtu në këtë non-paper thuhet se Kosova në të kaluarën është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe asnjëherë s’ka minuar punën e tyre.

Po ashtu përmendet edhe fakti që Kosova është e anëtarësuar në disa trupa të Këshillit të Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera