Lajme

Mediat ruse zbulojnë ‘sekretin’ për fitoren e Edi Ramës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 26 June 2017

Partia Socialiste po ton zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, në Shqipëri, duke tuar rreth 50 përqind të votave.

Sipas KQZ, Partia Demokratike ka tuar rreth 27 përqind të votave. Gjithsej 18 parti po marrin pjesë në zgjedhje, me mbi 3 milionë votues të regjistruar dhe 5.300 vendvotime të ngritura në të gjithë vendin. Pjesëmarrja në votime ishte më e ulta për 25 vitet e fundit, pasi vetëm 45 përqind e votuesve të regjistruar shkuan në qendrat e votimit. Shkelje të shumta janë raportuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. “Vëzhguesit thonë se një pjesëmarrje e tillë e ulët mund të jetë shkaktuar për shkak të festës së Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe moti jashtëzakonshëm i nxehtë në Shqipëri”-shkruan media ruse. Sipas njoftimeve, gjatë zgjedhjeve janë regjistruar shkelje të shumta. Një parti politike duhet të tojë 3 përqind për të hyrë në parlamentin me një dhomë me 140 vende, ndërsa një koalicion kërkon të paktën 5 përqind të votave.

Ndryshe, PS deri tani ka arritur të marrë rreth 75 mandate.

-Advertisement-

 

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 45% të votave. Teksa janë numëruar 2505 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.49% të votave, e ndjekur nga PD me 29.52% të votave dhe LSI me 15.37% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 75 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera