Lajme

Mediat ruse: Poloninë e goditën raketat e Ukrainës, jo të Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 15 November 2022

Mediat ruse kanë tentuar që t’i japin një perspektivë të re sulmit me raketa në territorin e Polonisë.

Mediat shtetërore të Rusisë, që kontrollohen nga Kremlini, kanë raportuar se raketat që ranë në Poloni, ishin në fakt të Ukrainës.

Këto pretendime janë tërësisht të pambështetura, ka raportuar BBC.

-Advertisement-

Agjencia shtetërore Ria Novosti ka cituar një ekspert rus të ushtrisë, i cili ka thënë se raketat ruse nuk mund të arrijnë në territorin polak.

“Por, sistemet raketore ukrainase S-300 munden”, ka thënë ai.

Disa kanale në Telegram pro-Kremlinit kanë publikuar pretendime të tilla. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera