Mediat njoftojnë largimin pas 7 shkurtit të shefit të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 21 January 2023
Ron Klain, i cili shërben si shef i kabinetit i Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, planifikon të largohet nga detyra në javët e ardhshme.
Lajmi u bë i ditur për mediat amerikane të shtunën, nga burime në dijeni të kësaj çështjeje.
Zoti Klain ka informuar Presidentin Biden mbi planet e tij, thanë të njëjtat burime, duke konfirmuar edhe një artikull të gazetës ‘New York Times’ që konfirmonte largimin e tij pas fjalimit të presidentit mbi gjendjen e vendit, që mbahet më 7 shkurt.
Gjashtëdhjetë e një vjeçari Ron Klain ka një histori të gjatë pune në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka shërbyer edhe si shef i kabinetit i ish-nënpresidentit Al Gore dhe zotit Biden, kur ky i fundit shërbente si nënpresident gjatë administratës Obama.
Largimi i tij vjen ndërsa Presidenti Biden përgatitet të shpallë ambiciet e tij për të kërkuar një mandat të dytë katërvjeçar në vitin 2024, njoftim që pritet ta bëjë pas fjalimit të tij në Kongres, mbi gjendjen e kombit.
Gazeta ‘New York Times” citonte një listë të gjatë që mund të zëvendësojnë zotit Klain në detyrë, si sekretari i Punës Marty Walsh; ish-guvernatori i Dellauerit Jack Markell; këshilltarja e lartë e zotit Biden, Anita Dunn, këshilltari i presidentit, Steve Richetti, ish-koordinatori për Çështje të Pandemisë Jeff Zients, këshilltarja për politikën e Brendshme Susan Rice, si dhe sekretari për Bujqësinë Tom Vilsack.
Lajmi i largimit të zotit Klain bëhet publik ndërsa presidenti Biden ndodhet për të kaluar fundjavën në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach të Dellauerit./voa
Të tjera
-
Haradinaj takohet me përkrahësin e madh të Kosovës, kongresistin Torres
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga përkrahësi ...
-
Mijëra persona u evakuuan pasi zjạrri i ri me rritje të shpejtë shpërtheụ pranë Los Angeles
Një zjarr i ri me lëvizje të shpejtë ka shpërthyer në Los Angeles, duke bërë ...
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...